Irani ekzekuton me varje ish-kampionin e karatesë dhe trajnerin e të rinjve

Irani ekzekuton me varje ish-kampionin e karatesë dhe trajnerin e të rinjve

Mohammad Mehdi Karami dhe Seyed Mohammad Hosseini

Zyrtarët iranianë ekzekutuan dje një ish-kampion karateje dhe një trajner fëmijësh, të cilët sipas regjimit në Republikën Islamike dyshohen se "vranë një vullnetar paraushtarak mes protestave mbarëkombëtare" kundër sistemit.

Mohammad Mehdi Karami dhe Seyed Mohammad Hosseini u ekzekutuan me varje të dy, në valën e fundit të dënimeve që synonin të ndalonin demonstratat e përhapura që sfidonin teokracinë e vendit.

Katër persona tashmë janë konfirmuar se janë ekzekutuar si rezultat i protestave që shpërthyen në shtator pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një grua e re që u arrestua nga policia morale e Iranit.

Veç katër të ekzekutuarve me varje, dënim me 26 vite burg ka marrë edhe futbollisti Amir Nasr Azadani, që ishte në protesta për të drejtat e njeriut.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!