Çfarë do të ndodhë me përfundimin e konfliktit në lindjen e mesme? SHBA duket se po projektojnë periudhën e pasluftës me Iranin për të gjithë rajonin. 

Preja ditësh mediat amerikane kanë raportuar se Trump po synon që së afërmi të shpallë përfundimin e luftës me Iranin edhe pse mes dy vendeve nuk është arritur një marrëveshje. 

Administrata e presidentit amerikan po punon për një strategji që mund të përqdnrohet në një përpjekje rajonale që synon ta frenojë Iranin dhe të zgjerojë normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe fqinjëve të tij.

Planet i kanë konfirmuar dy zyrtarë amerikanë dhe dy burime të tjera të informuara, për faqen e lajmeve Axios.

Rehabilitimi I marrëdhënieve të Izraelit me vendet e rajonit sipas këtij plani do të mund të ndodhte duke zgjeruar marrëveshjet e famshme Abraham por gjithsesi plani është në hapat e tij të parë. 

Informacioni vjen teksa Uashingtoni dhe Teherani nuk japin prej kohësh sinjale për arritjen e një marrëveshje paqeje. 

Sulmet edhe pse janë pakësuar vijojnë në episode të izoluara. 

Mediat iraniane, raportuan këtë të shtunë së një cisternë nafte iraniane u vu në shënjestër pranë ishullit Kharg nga raketat amerikane. 

Agjencia iraniane Fars raporton për shpërthime pranë ishullit, i cili është terminali më I rëndësishëm I naftës për Teheranin zyrtar.