IRAN - Irani deklaroi se ka inauguruar dy miniera uraniumi, që furnizojnë një kompleks për prodhimin e oksidit të uraniumit në provincën e Jazd në qendër të vendit.

Të dyja minierat janë në Saghand, rreth 100 kilometra nga kompleksi i ri në Ardakan, që do të ketë një kapacitet prodhimi prej 60 tonelatash uranium.

Njoftimi vjen disa ditë pas bisedimeve mes Iranit dhe fuqive të mëdha për programin e saj bërthamor në qytetin Kazakistan Almaty, që nuk sollën ndonjë rezultat konkret.

Teherani këmbëngul se aktiviteti i saj i pasurimit është vetëm për qëllime paqësore ndërsa komuniteti ndërkombëtar dyshon se Irani do ta përdorin atë për armë bërthamore.

Irani thotë se ka nevojë për uranium, për centralin bërthamor të Busherit për të prodhuar energji elektrike dhe për të prodhuar dy izotope të reja radioactive, që kanë përdorim të gjerë në mjekësi.

SHBA-ja dhe një sërë vendesh të tjera perëndimore si dhe Izraeli e akuzojnë Iranin për prodhimin e armëve bërthamore nën maskimin me aktivitetin e uraniumit për qëllime paqësore.

Teherani nuk e mohon se pasuron uranium deri në 20%, por thotë se programi i tij bërthamor ka për qëllim vetëm prodhimin e energjisë elektrike.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)