Ali Bagheri Khani
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Ali Bagheri, ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së se Teherani ishte i përfshirë në sulmet e rebelëve jemenas ndaj anijeve tregtare.
Rebelët Houthi të Jemenit kryen rreth 100 sulme me dronë dhe raketa, duke synuar 10 anije tregtare në Detin e Kuq, në solidaritet me palestinezët në Gaza.
Dje Shtëpia e Bardhë bëri publike informacionin e SHBA-së se Irani kishte ofruar drone, raketa dhe informacione taktike për Houthis, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të Jemenit, duke përfshirë kryeqytetin Sanaa.
“Houthi ka mjetet e veta… dhe vepron sipas vendimeve dhe aftësive të veta”,- tha zëvendësministri i Jashtëm iranian Ali Bagheri Khani për agjencinë e lajmeve Mehr.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Irani hedh poshtë akuzat e SHBA-së për përfshirje në sulmet e grupit Houthi! Hamas: Mbi 20 mijë palestinezë të vrarë dhe rreth 54 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës










