Irani nis hetimet për fatin e ish-ambasadorit të tij në Liban, i zhdukur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në muajin shtator, permes Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Amir Abdolahian tha se vendi i tij do të vazhdojë përpjekjet për të qartësuar fatin e Ghazanfar Roknabadit dhe të 27 iranianëve të tjerë, të zhdukur si pasojë e rrëmujës vdekjeprurëse.

Irani fajeson “keqmenaxhimin” e Arabisë Saudite për tragjedinë. Autoritetet saudite kanë thënë se 769 persona kanë humbur jetën nga rrëmuja në Haxh, prej tyre së paku 464 kanë qenë iranianë.


Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)