Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalojë sa më shpejt bombardimet në Rripin e Gazës.
"Ajo për të cilën duhet të këmbëngulin qeveritë islamike është një fund i menjëhershëm i krimeve në Gaza. Ata duhet të ndalojnë menjëherë bombardimin (Izraelit) të Gazës dhe të bllokojnë eksportet e naftës dhe ushqimit për regjimin sionist", tha Khamenei, duke folur në një takim me një grup studentë në Teheran.
Sipas tij bota e "imperializmit ka dalë me presione ushtarake, tragjedi dhe krime, por duhet ta dini se fuqia e besimit do t’i tejkalojë të gjitha këto, me hirin e Zotit".
Lajmi kryesor:
Lufta/ OKB: Bastisjet në Jabalia mund të përbëjnë krime lufte! 4 italianë largohen nga Gaza, Tajani: Janë mirë











