/ATSH-AFP/ - Teherani, aleati kryesor rajonal i Damaskut, i paraqiti planin e tij të paqes për Sirinë presidentit Bachar al-Assad, konfirmoi sot një përgjegjës iranian.
"Një udhërrëfyes iu paraqit Assadit gjatë vizitës së shefit iranian të diplomacisë, Mohammad Javad Zarif, në Siri (në 12 gusht). Bëhet fjalë për një vizion paraprak për një zgjidhje politike të krizës në Siri", deklaroi zëvendësministri iranian i Punëve të Jashtme, Hossein Amir-Abdollahian, që është për vizitë në Damask.
"Gjatë takimit të tij me këtë përgjegjës, Assadi përshëndeti përpjekjet dhe kontaktet e bëra nga Irani për të gjetur një zgjidhje për krizën siriane, duke ripërsëritur besimin në aleatin e tij", sipas agjencisë zyrtare siriane SANA.
/Shqiptarja.com