DAMASK- Ministri i Jashtëm i Iranit takoi Presidentin e Sirisë Bashar al-Assad duke kërkuar gjithashtu zgjidhje për konfliktin civil. Duke folur në Damask, Ali Akbar Salehi tha se zgjidhja e konfliktit 18 muajsh i takon vetëm Sirisë dhe familjes siriane. Komentet u bënë në një kohë kur raportoheshin dy shpërthime me bomba në periferi të Damaskut. Salehi i cili këtë javë ka bërë edhe apel për ndaljen e dyanshme të luftimeve insistoi se konflikti duhet menaxhuar në partneritet me ndërkombëtarët dhe organizatat rajonale.
Pas takimit, Assad tha se lufta në Siri nuk po prek vetëm atë por boshtin e rezistencës, Sirinë, Iranin dhe lëvizjen Hezbollah. "Siria ka treguar se është e hapur për marrëveshje ndaj gjitha iniciativave që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje për krizën. Çelësi i suksesit të këtyre nismave duhet të jetë sinqeriteti i qëllimeve që qëndrojnë pas tyre", nënvizoi Assad.
Sipas tij vendi ka një marrëdhënie shumë të fortë e të qëndrueshme me Iranin veçanërisht në nivelin politik.
Redaksia online
(dm.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com