Garda Revolucionare e Iranit ka lëshuar një paralajmërim për evakuim nga uzinat petrokimike në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, raportoi të mërkurën media shtetërore, duke cituar Iran International.
- Rafineria Samref në Arabinë Saudite
- Kompleksi petrokimik al -Jubail dhe Kompania Holding Masaiid në Arabinë Saudite
- Fusha e gazit al-Hosn në Emiratet e Bashkuara Arabe
- Rafineria Ras Laffan në Katar
Paralajmërimi erdhi pasi sulmet ajrore izraelite shënjestruan pjesë të uzinave të gazit në Parsin Jugor, Iran. Industria petrokimike është thelbësore për ekonominë globale, pasi furnizon lëndët bazë për energjinë, prodhimin industrial dhe një pjesë të madhe të produkteve që përdoren çdo ditë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Presidenti iranian: Sulmet ndaj objekteve tona energjetike kanë pasoja të pakontrollueshme! Teherani godet me raketa rafinerinë më të madhe të gazit në Katar






