Nënkryetari i Parlamentit iranian, Mahmoud Nabavian, ka deklaruar se Mojtaba Khamenei ka vendosur si kusht që kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, të udhëheqë negociatat me Shtetet e Bashkuara.
Sipas Iran International, Nabavian ka thënë: “Kushtet tona i janë komunikuar palës pakistaneze... dhe ata na kanë thënë se Trump i ka pranuar”, duke shtuar se vendimi për një armëpushim dhe për zhvillimin e bisedimeve është marrë nga udhëheqja iraniane.
Lajmi kryesor:
Izraeli: Jemi në luftë me Libanin, s’ka armëpushim! Trump: Irani mos të tarifojë anijet në Hormuz











