Iran/ Pas vdekjes së Mahsa Aminin, flet për herë të parë babai i saj

Iran/ Pas vdekjes së Mahsa Aminin, flet për herë të parë babai i saj

Foto ilustruese

Policia e moralit në Iran është shpërbërë, shkak protestat e zhvilluara prej disa ditësh pas vdekjes së Mahsa Aminit. Populli i Iranit ka protestuar për vajzën që u dënua nga Policia e Moralit pasi theu rregullat e veshjes se Hixhabit, ndryshe shamisë iraniane.

Mahsa Amini u dënua për këtë veprim  dhe vdiq pas tri ditësh në paraburgim. Policia ka nxjerrë autopsinë e saj ku thuhet se ajo ndërroi jetë nga një sëmundje kronike dhe pati probleme me zemrën. Deklaratat e policisë i ka kundërshtuar babai i 22-vjeçares, duke thënë se Mahsa Amin ishte në gjendje të mirë shëndetësore para se të shkonte në paraburgim, duke hedhur poshtë arsyet e vdekjes të deklaruara nga autoritete. Madje, ai thekson se vajza e tij kishte shenja në këmbë dhe protestues të tjerë që e kanë parë e kanë pohuar faktin që ajo është dhunuar fizikisht nga policia iraniane.

Amini vdiq në shtator në Teheran, pasi ishte arrestuar nga policia e moralit, nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së Media shtetërore iraniane, IRNA, më 4 dhjetor citoi Mohammad Jafar Montazerin të ketë thënë se “policia e moralit nuk ka asgjë të bëjë me gjyqësorin”.

Montazeri iu përgjigj kështu pyetjes se “pse policia e moralit po mbyllej”, njofton REL.

Policia e moralit nisi më 2006, nën udhëheqjen e presidentit të linjës së ashpër, Mahmud Ahmadinejad, me qëllim që të zbatoheshin rregullat e veshjes islame, veçanërisht të mbajtjes së hixhabit.

Kjo patrullë e policisë, me uniforma të gjelbra, në fillim nisi me paralajmërime kundrejt grave që nuk mbanin veshur hixhabin, por më pas masat e marra ishin më të ashpra, duke dënuar kështu këdo që thyente rregullat dhe duke i arrestuar ato.

Montazeri deklaroi një ditë më parë se Parlamenti dhe gjyqësori po “punonin” lidhur me atë se nëse ligji, që u kërkon grave të mbajnë hixhabin në publik, duhet të ndryshohet. Ai shtoi se “rezultatet do të shihen për një ose dy javë”.

Qeveria Iraniane ka deklaruar më datën 3 dhjetor se 300 persona janë vrarë që nga shtatori i këtij viti për shkak të kësaj proteste.  Shtetet e Bashkuara dhe grupet për të drejtat e njeriut në Iran kanë thënë se protestat janë shndërruar në një prej sfidave më serioze për pushtetin iranian që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Zëvendësministri i Sigurisë, Majid Mirahmadi, ka ndarë mendimin e tij lidhur me protestat duke thënë për televizion shtetëror të Iranit se “shkaku kryesor” i protestave nuk kishte të bënte me ekonominë, por me padrejtësinë.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, tha më 3 dhjetor se themelet islamike të Iranit janë të përfshira në Kushtetutë.

“Por, ka metoda të zbatimit të Kushtetutës që mund të jenë fleksible”, tha ai.

Kujtojmë se, vdekja e 22-vjeçares që u përfol në të gjitha mediat mbarë botërore është ende aktuale dhe ngjall reagime të ashpra nga të gjithë. Irani nuk është “kursyer” për të vënë rregull kudo ku e ka konceptuar të nevojshme dhe ndaj kujtdo që ka protestuar kundër rregullave islamike, që sipas tyre duhet të zbatohen me çdo kusht, duke sjellë kështu dhunë dhe humbje jete gjatë protestave. Të paktën 154 persona, përfshirë nëntë fëmijë, janë vrarë gjatë 18 ditë protesta, sipas organizatave për të drejtat e njeriut, teksa qeveria iraniane ka paralajmëruar për shtypje më të ashpër të protestave, nëse ato vazhdojnë.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr