Kompania Shtetërore e Naftës në Iran ka mohuar kategorikisht se ky vend ka eksportuar naftë krudo në Shqipëri. Drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në këtë kompani, Mohsen Qamsari, ka deklaruar për mediat vendase se blerës të naftës nga Itani janë disa shteteve të tjera, duke përjashtuar kështu Shqipërinë.
Ky reagim vjen pas një lajmi të përhapur me shpejtësi në mediat e huaja më shumë se tre javë më parë, por edhe nga deputetë të opozitës në Shqipëri.
Por, sipas Agjencisë ndërkombëtare të Energjisë, në muajin mars, mes importuesve të naftës nga Irani u përfshi edhe Shqipëria dhe Siria, ndërkohë që blerësit e rregullt të naftës nga Irani janë Kina, India, Koreja e Jugut, Japonia dhe Turqia.
Fakt, i cili mohohet nga kompania Shtetërore e naftës iraniane, të paktën për Shqipërinë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PD: Qeveria thyen embargon e SHBA-ve për naftën e Iranit