/ATSH-AFP/ - Forcat e armatosura iraniane filluan sot një sërë manovrash ushtarake në juglindje të vendit dhe në detin Oman, nga kanali i Ormuzit deri në Gjirin e Adenit, njoftoi sot media lokale.
Këto manovra do të zgjasin gjashtë ditë, gjatë të cilave do të testohen tipe të ndryshme raketash dhe dronësh.
"'Rreth 13 000 ushtarë do të marrin pjesë në këto manovra të quajtura 'Mohammad Rassoul Allah"', njoftuan zyrtarët ushtarakë.
"Këto manovra do të shtrihen në një zonë prej 2,2 milionë kilometra katrorë", sipas agjencisë zyrtare të lajmeve "Irna".
Është hera e parë që Irani organizon manovra detare gjithashtu të shtrira në brigjet e tij. Provincat e Sistan-Balouchistan dhe Hormozgan (juglindje) do të jenë gjithashtu pjesë e manovrave, që ka mbledhur ushtrinë tokësore, ajrore dhe detare si dhe gardianët e revolucionit, ushtria e elitës së regjimit nën komandimin e drejtpërdrejtë të liderit suprem, ajatollahut, Ali Khamenei.
"Një prej objektivave kryesorë e këtyre manovrave është rritja e kapaciteteve për mbrojetjen e vendit dhe për t'i dhënë eksperiencë të rinjve ushtarakë", konfirmoi për televizionin shtetëror, gjenerali Abdolrahim Moussavi, që drejton këto manovra.