Irani: Ne do të reagonim nëse Rusia përdor dronët tanë në luftë

Irani: Ne do të reagonim nëse Rusia përdor dronët tanë në luftë

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian tha se Teherani nuk do të mbetet "indiferent" nëse bëhet e qartë se Rusia po përdor dronët e prodhuar nga Irani në Ukrainë. Deklarata  e tij vijnë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , tha se Rusia ka porositur rreth 2000 dronë nga Iran , të njëjtët që Kievi thotë se ka përdorur edhe në sulmet e fundit ndaj civilëve në Ukrainë.

"Ne jemi kundër armatosjes së Rusisë dhe Ukrainës", përsëriti kreu i diplomacisë së Republikës Islamike, Hossein Amirabdollahian. Ne nuk i kemi dhënë Rusisë armë apo drone për përdorim në luftën kundër Ukrainës”, vazhdoi ai, ndërsa pranoi se të dy vendet kanë bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

Ministri riafirmoi gatishmërinë e Iranit për të pasur bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën për këtë çështje dhe tha se ai ia kishte komunikuar këtë shefit të politikës së jashtme evropiane, Josep Borrell, ditët e fundit.

“Unë theksova me Borrell -in se nëse na bëhet e qartë se Rusia përdori dronët iranianë në luftën kundër Ukrainës, sigurisht që nuk do të jemi indiferentë ndaj këtij problemi”, tha Amirabdollahian.


Lajmi kryesor:

‘Duhet të digjen fëmijët ukrainas’, pezullohet nga puna spikeri i 'Russia Today'! SHBA: Ne nuk hyjmë në luftë me Putin


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online

Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online