Kievi po përgatitet të hedhë një bombë të pistë? Akuzë e rreme. Kështu iu përgjigj zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Watson akuzave të ministrit rus Serghiei Shoigu se Kievi po përgatitet për një sulm. Por zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se kërcënimi është i vërtetë, pavarësisht se SHBA, Britania apo Franca nuk e besojnë.
Ndër të tjera, Twitter ka bllokuar llogarinë e ‘Russia Today’ pasi spikeri i lajmeve Anton Krasovsky sugjeroi mbytje ose djegie të fëmijëve ukrainas ndërsa shtoi se Ukraina nuk duhet të ekzistojnë.
“Ukrainasit që i rezistojnë Rusisë duhet të pushkatohen”, tha ai. Kryeredaktorja e tij Margarita Simonyan njoftoi në Tëitter se spikeri Anton Krasovsky është pezulluar.
Pas apelit të Papës për paqe, kardinali Matteo Zuppi pohoi gjithashtu se po dëgjojnë që po fllitet për më shumë armatime ndërsa theksoi se duhet të nisë e kundërta.
"Sigurisht që do të na duhet të rifillojmë një diskutim të fortë mbi çarmatimin për të shmangur që logjika e vetme të jetë ushtarake dhe gjithmonë të kërkojmë që të gjithë të kontribuojnë në thurjen e rrjetës së paqes", tha Zuppi.
Rusia lëshoi raketa dhe dronë në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, duke shkatërruar një ndërtesë apartamentesh. Sulmi ndodhi kur Rusia urdhëroi 60,000 njerëz të largoheshin nga rajoni.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price tha në një konferencë për shtyp se SHBA do të "mbështesë" çdo përpjekje diplomatike në të cilën Kiev vendos të përfshihet. Ai u shpreh se SHBA nuk do që të hyjë në një luftë me Rusinë. Price ripërsëriti se nga ana e SHBA-ve do të vazhdoja ndihma ushtarake për Ukrainën.
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian tha se Teherani nuk do të mbetet "indiferent" nëse bëhet e qartë se Rusia po përdor dronët e prodhuar nga Irani në Ukrainë. Deklarata e tij vijnë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , tha se Rusia ka porositur rreth 2000 dronë nga Iran , të njëjtët që Kievi thotë se ka përdorur edhe në sulmet e fundit ndaj civilëve në Ukrainë.
"Ne jemi kundër armatosjes së Rusisë dhe Ukrainës", përsëriti kreu i diplomacisë së Republikës Islamike, Hossein Amirabdollahian. Ne nuk i kemi dhënë Rusisë armë apo drone për përdorim në luftën kundër Ukrainës”, vazhdoi ai, ndërsa pranoi se të dy vendet kanë bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
Ministri riafirmoi gatishmërinë e Iranit për të pasur bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën për këtë çështje dhe tha se ai ia kishte komunikuar këtë shefit të politikës së jashtme evropiane, Josep Borrell, ditët e fundit.
“Unë theksova me Borrell -in se nëse na bëhet e qartë se Rusia përdori dronët iranianë në luftën kundër Ukrainës, sigurisht që nuk do të jemi indiferentë ndaj këtij problemi”, tha Amirabdollahian.
"Ne nuk kemi asnjë indikacion nga Rusia se ata janë të gatshëm të përfshihen në një proces negociatash" për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë “, tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price në një konferencë për shtyp.
Ai përsëriti se SHBA do të mbështesë çdo përpjekje diplomatike në të cilën Kiev vendos të përfshihet.
"Presidenti Biden ka qenë i qartë, ne nuk do të shkojmë në luftë me Rusinë, por do t'i ofrojmë Ukrainës atë që i nevojitet për të kundërshtuar agresionin rus. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të mbështetur Kievin, si përmes ndihmës ushtarake dhe sanksionet (referuar sanskoneve ndaj Rusisë).", u shpreh Price.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse Valery Gerasimov zhvilloi dy biseda telefonike veçmas me homologun e tij amerikan, Mark Milley, dhe britanikun, Tony Radakin.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Moskës, në qendër të bisedimeve ishte çështja e "përdorimit të mundshëm nga Kievi të një bombe të pistë" për të cilën Rusia ka dhënë alarmin kohët e fundit.
Kievi ka akuzuar Rusinë se ka vonuar më shumë se 165 anije mallrash, që janë nisur drejt porteve ukrainase për t’u furnizuar me grurë, sipas një marrëveshjeje që është ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.
Inspektorët rusë “kanë vonuar me qëllim inspektimet e anijeve”, ka thënë Ministria e Jashtme ukrainase përmes një deklarate më 24 tetor.
“Si rezultat, më shumë se 165 anije janë bllokuar afër Ngushticës së Bosforit, dhe ky numër po vazhdon të rritet çdo ditë”.
Anijet e mallrave që bartin grurë dhe ushqime tjera, në dhe nga portet ukrainase, duhet të inspektohen nga ekipet e organizuara prej Qendrës së Përbashkët të Koordinimit, një grup i krijuar sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Ukraina dhe Rusia, nën ndërmjetësim të OKB-së dhe Turqisë. Marrëveshja është nënshkruar pasi ka pasur shqetësime se bllokimi i grurit ukrainas mund të kontribuojë në krizë globale ushqimore.
Ministria e Jashtme ukrainase ka thënë se ka arsye për të besuar se vonesat janë të motivuara politikisht dhe se janë duke kërcënuar sigurinë ushqimore të miliona njerëzve. Rusia ka kërcënuar më parë me tërheqje nga marrëveshja, e cila i garanton Moskës eksportimin e produkteve të veta të grurit. Marrëveshja duhet të vazhdohet muajin e ardhshëm.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë më 24 tetor, se Moska i ka kërkuar OBK-së të dhëna për destinacionin final të eksporteve të grurit ukrainas.
Sipas tij, “përditësimet” e nevojshme për të shmangur zhbllokimin, do të varen nga koha kur Rusia siguron këtë informacion./REL
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën se beson që Rusia mund të jetë duke paguar dronët iranianë, me ofrim të ndihmës për programin bërthamor të Iranit. Duke iu adresuar një konference të organizuar nga e përditshmja izraelite, Haaretz, Zelensky ka përsëritur kërkesën e tij ndaj Izraelit për pajisje për mbrojtje raketore, "Kupola e Hekurt".
“Ushtria ukrainase është duke mposhtur rusët në fushëbetejë, mirëpo fatkeqësisht, ne nuk kemi Kupolat tona të Hekurta. Ne ende nuk kemi një sistem raketor efektiv e modern që do të siguronte hapësirën tonë ajrore”, ka thënë ai.
“Pasi i kanë mbaruar raketat e veta, Rusia është duke kërkuar armë nga shtetet tjera”, ka thënë Zelensky.
“I ka gjetur në Iran. Kam një pyetje për ju: Si e paguan Rusia Iranin, sipas mendimit tuaj? A është Irani i interesuar në para? Me siguri që jo, por në ndihmën ruse për programin bërthamor të Iranit”, ka thënë ai.
Moska dhe Teherani kanë hedhur poshtë zërat për marrëveshje për armët, mirëpo ka të dhëna që qindra dronë, që Rusia ka nisur mbi Ukrainë, janë të prodhuar apo dizajnuar nga Irani.
Zelensky ka thënë se iranianët janë duke i trajnuar rusët si të përdorin dronët. Prej shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, Izraeli ka ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën, mirëpo jo edhe pajisje ushtarake, meqë shqetësohet se mund të dëmtojë lidhjet me Rusinë. REL
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vetëm Rusia mund të përdorë armë bërthamore në Evropë, pas akuzave të ministrit rus të mbrojtjes se Ukraina po përgatitet të përdorë një "bombë të pistë" në territorin e saj. Zelensky theksoi se Rusia po përdor "shantazh bërthamor" në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, "municione fosfori" dhe "mina të ndaluara kundër personit" kundër infrastrukturës civile".
Lideri ukrainas tha se Rusia po përgatitej të përdorte pikërisht armën për të cilën akuzon Ukrainën.
Llogaria në Twitter e ‘Russia Today’ është bllokuar. Ditën e djeshme, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u kërkoi qeverive të ndalojnë transmetuesin Russia Today (RT), me pretendimin se nxit dhunë kundër ukrainasve.
Në kërkesën e tij theksohej se spikeri i lajmeve Anton Krasovsky sugjeroi mbytje ose djegie të fëmijëve ukrainas dhe deklaroi se ata që i rezistojnë forcave ruse, duhet të pushkatohen.
Sot, kryeredaktorja Margarita Simonyan njoftoi në Tëitter se spikeri Anton Krasovsky është pezulluar.
Sektari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është tallur me “pretendimet e rreme” të Rusisë se Ukraina po përgatitet që të përdorë “bomba ndotëse” në territorin e saj, teksa përsëriti mbështetjen e Uashingtonit për Kievin, në luftën e tij kundër forcave pushtuese ruse.
“Bombat ndotëse” apo pajisje me përmbajtje radiologjike janë armë që besohet se kanë material radiologjik si dhe eksplozivë konvencionalë.
“Shtetet e Bashkuara hedhin poshtë akuzat transparente të rreme të ministrit rus të Mbrojtjes, [Sergei] Shoigu, se Ukraina po përgatitet të përdorë ‘bomba ndotëse’ në territorin e saj dhe se bota duhet të shohë përtej çdo përpjekjeje të Rusisë që të përdorë këtë pretendim si pretekst për të përshkallëzuar [luftën]”, i tha Blinken homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba, gjatë një bisede telefonike.
Çfarë saktësisht janë armët bërthamore taktike?
Blinken iu referua deklaratave të fundit të Sergei Shoigu se Rusia “ka shqetësime lidhur me provokimet e mundshme nga Ukraina me përdorimin e ‘bombave ndotëse’”.
Shoigu i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, sekretarin britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace, dhe ministrin e Mbrojtjes së Francës, Sebastien Lecornu. Ministri rus nuk dha dëshmi për të mbështetur këtë pretendim të tij.
“Bombat ndotëse” kur shpërthejnë shpërndajnë material radioaktiv në zonën ku hidhen. Ato kanë një sërë materiesh shpërthyese, sikurse dinamit, me pluhur radioaktiv apo fishekë.
Blinken dhe Kuleba u tha se diskutuan për përkushtimin e SHBA-së dhe të komunitetit ndërkombëtar për vazhdimin e mbështetjes së Ukrainës “përmes një ndihme të paprecedent në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe të ndihmës humanitare, për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
Në njoftim u tha se Rusia do të mbahet përgjegjëse për luftën që nisi kundër Ukrainës më 24 shkurt./REL
I gjori komik qe te genjen mendja se je president , je nje kukull ne duart e Amerikes qe po mbron interesat e tyre duke vrare popullin tend , mjafton te ulesh ne bisedime pa degjuar keta maskarenj qe po shkaterrojne ekonomine e gjithe Europes per interesat e tyre te felliqura
PërgjigjuAha.. Nëse Rusia pretendon këtë që thoni, dmth që Ukraina po përgatitet për të lëshuar bombë të veçante, atëherë e gjithë bota duhet t'a dijë e të jetë gati se Rusia po përgatit terrenin për të sulmuar me bombë bërthamore.. Tani mori fund gjithçka..
Përgjigju