Irani nuk pranon një armëpushim të përkohshëm, por dëshiron që konflikti të përfundojë "një herë e përgjithmonë" nga Libani në Detin e Kuq.
Kështu deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm iranian Saeed Khatibzadeh në margjinat e një forumi diplomatik që po zhvillohet në Antalia, Turqi.
"Ne nuk po pranojmë asnjë armëpushim të përkohshëm, konflikti duhet të përfundojë një herë e përgjithmonë dhe duhet të mbulojë të gjitha frontet "nga Libani në Detin e Kuq", tha zyrtari.
Khatibzadeh deklaroi se Pakistani është i angazhuar në përpjekjet e ndërmjetësimit që synojnë arritjen e një zgjidhjeje më të gjerë dhe se Republika Islamike mbetet e përkushtuar për ta mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ 10 ditë armëpushim mes Izraelit e Libanit, Irani: Hormuzi do të jetë i hapur në këtë periudhë! Trump e falenderon









