Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe ato të Shqipërisë zhvilluan një trajnim të përbashkët në Bazën Ajrore të Farkës dhe në Komandën e Forcës Tokësore, të fokusuar te përgatitja e helikopterëve UH-60 Black Haëk për misione të evakuimit mjekësor.
Gjatë aktivitetit u pajisën kabinat e helikopterëve për transportin e të lënduarve dhe u testuan pajisjet e monitorimit të pacientëve, me synimin që në të ardhmen të mundësohet ofrimi i kujdesit mjekësor gjatë fluturimit.
Trajnimin e ndoqi nga afër edhe gjeneralmajorja Lisa Hou, drejtoreshë e Zyrës së Shërbimeve Mjekësore në Byronë e Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ajo vlerësoi profesionalizmin dhe aftësitë e personelit të Forcës Ajrore shqiptare.
Sipas Ambasadës Amerikane, ky bashkëpunim forcon partneritetin mes forcave amerikane dhe shqiptare dhe synon rritjen e kapaciteteve për operacionet reale të kërkim-shpëtimit.








Komente
Komento