Kryetari i Agjencisë iraniane të Energjisë Atomike, Ali Ekber Salihi tha se themeli i centralit të dytë bërthamorë të vendit do të hidhet muajin e ardhshëm.
Salihi, në deklaratën e publikuar në median shtetërore të Iranit, bëri të ditur se centrali i ri bërthamorë, ashtu si centrali i parë, do të ndërtohet në Bushehr, në breg të Gjirit Persik.
Ai u shpreh se themeli i centralit të dytë bërthamorë të Bushehr do të hidhet në mes të muajit gusht dhe planifikohet të vihet në zbatim brenda 6 vjetësh. Gjithashtu bëri të ditur se edhe pas 8 vjetësh do të jetë gati edhe centrali i tretë i këtij vendi.
Kryetari i Agjencisë iraniane të Energjisë Atomike, Ali Ekber Salihi shtoi gjithashtu se pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, punimet për rinovimin e reaktorit Arak në rrugën e bashkëpunimit të Anglisë dhe Kinës.