Irani përfshihet në protesta, Trump:
Vëzhgojmë reagimet antiqeveritare

Irani përfshihet në protesta, Trump:<br />Vëzhgojmë reagimet antiqeveritare<br>
Me mijëra iranianë kanë dalë në rrugë duke protestuar kundra regjimit. Protestat janë zhvilluar në 6 qytetet kryesore të Iranit. Reagoi presidenti Trumpi cili deklaroi se bota po i vëzhgon, nga afër këto protesta  antiqeveritare.

Një numër i madh protestuesish dolën në rrugë në qytetet Mashhad, Neyshabur, Kashmar dhe Birjand në verilindje të Iranit, duke protestuar kundër papunësisë, varfërisë dhe çmimeve stratosferike.

Protestuesit po ashtu thërrisnin, "Vdekje Rouhanit" dhe "Vdekje Diktatorit", respektivisht në lidhje me presidentin e regjimit dhe udhëheqësin e lartë AliKhamenei.

Në solidaritet me kryengritjen e popullit të Mashhadit, banorët e Kermanshah në Iranin Perëndimor, dolën në rrugë dhe thërrisnin slogane "vdekje diktatorit", "mos kini frikë, mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë", "Vdekje Rouhanit "," të burgosurit politikë duhet të lirohen ".

Maryam Rajavi Presidentja e zgjedhur e Rezistencës iraniane tha se  kryengritjet në Kermanshah dhe Mashhad dhe qytete të tjera janë shenja e vdekjes së diktaturës së korruptuar të mullahëve dhe e lindjes së demokracisë, drejtësisë dhe sovranitetit popullor.

irani
Protesta

Zonja. Rajavi u bëri thirrje të gjithë njerëzve, veçanërisht të rinjve dhe grave në të gjithë vendin, që të bashkohen me kryengritjen "Jo çmime të larta" duke thënë se "diktatura e korruptuar e mullahëve padyshim do të dështojë kundër unitetit dhe solidaritetit tuaj kombëtar, rezistencës dhe vazhdimësisë së kryengritjeve tuaja të ligjshme ".

Ndërsa  Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi Teheranin se bota po i vëzhgonte, pas protestave  antiqeveritare, të zhvilluara në të paktën gjashtë qytete iraniane.

trump

Deklarata e Donald Trump

“Ka shumë njoftime për protesta paqësore nga qytetarët iranianë kundër korrupsionit dhe kundër sponsorizimit të terrorizmit jashtë vendit nga ana e autoriteteve”,
tha Trump.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës