Gjiri Persik u përket iranianëve.” Ky është mesazhi që erdhi nga  Mohammad Mokhber, këshilltar dhe ndihmës i figurës kyçe të Iranit, Mojtaba Khamenei, përmes një postimi në rrjetin social X, të cituar më pas nga mediat iraniane. Mokhber theksoi se Irani ka një rol vendimtar në energjinë globale dhe paralajmëroi për pasojat e çdo presioni ndërkombëtar.

“Kur ne kontrollojmë 20 për qind të naftës botërore dhe mbi 18 mijë miliardë metra kub gaz, një rrethim detar ndaj Iranit nuk do ta kthejë vendin në epokën e gurit,” deklaroi ai. Më tej, ai shtoi me tone kërcënuese se një veprim i tillë “do ta fusë sistemin e dominimit në epokën e ngrirjes”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ SHBA pret propozim të ri nga Irani nesër! Trump shqyrton sot rikthimin e sulmeve ushtarake