Irani prezanton raketat e reja balistike, mbajnë emrin e gjeneralit të vrarë nga forcat amerikane në muajin janar

Irani prezanton raketat e reja balistike, mbajnë emrin e gjeneralit të vrarë nga forcat amerikane në muajin janar

Një raketë balistike me emrin e gjeneralit të vrarë nga forcat amerikane Kasem Sulejmani, është prezantuar ditën e sotme nga qeveria iraniane.

Raketa Balistike ka një rreze veprimi prej 1400 km. Përveç asaj Irani prezantoi edhe një raketë tjetër e cila ka një rreze paksa më të tkurrur, prej 1,000 km. 

Pamje të raketave të reja u shfaqën në televizionin shtetëror, që bëri me dije se, dy objektet luftarake do të përforcojnë fuqinë mbrojtëse të Iranit, pavarësisht se prej kohësh SHBA janë munduar të ndalojnë programin e armatimeve në shtetin islamik. 

Suleimani, ish-kreu i forcave elitë QUDS, u vra në janar  së bashku me komandantin e milicisë irakene Abu Mahdi.

Presidenti i vendit Hassan Rouhani, u shpreh se raketa kanë një rëndësi tejet të madhe për Iranin dhe do të përdoren vetëm për qëllime mbrojtëse. 

Njoftimi i Teheranit vjen në një kohë kur SHBA po mundohet të rikthejë sanksionet ndaj vendit Islamik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?