Irani pritet të përjashtohet nga një komisioni i grave në OKB: Ndjek politikë 'të mbrapshtë' për vajzat

Irani pritet të përjashtohet nga një komisioni i grave në OKB: Ndjek politikë 'të mbrapshtë' për vajzat

Irani duket se do të përjashtohet nga një komision për gratë i Kombeve të Bashkuara, për shkak se shteti ka politika kundërthënëse sa i përket të drejtave të grave dhe vajzave. Por, disa shtete pritet që të abstenojnë gjatë votimit të së mërkurës, votim që është iniciuar nga Shtetet e Bashkuara, thanë diplomatët. Të 54 shtetet anëtare të Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së do të votojnë për draft-rezolutën për të “larguar menjëherë Republikën Islamike të Komisionit për Statusin e Grave për mandatin 2022-2026”.

Ndërkaq, 45 anëtarët e këtij komisioni takohen çdo vit në mars dhe ky trup ka për qëllim të promovojë barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. Një zyrtar amerikan i tha Reuters se “po shohim vazhdimisht mbështetje” për përjashtimin e Iranit.

Irani, 17 shtete të tjera dhe palestinezët, përmes një letre thanë se largimi i Republikës Islamike nga Komisioni për Statusin e Grave do të krijonte “një precedent të keq dhe përfundimisht do të ndalojë shtetet tjera, me kultura dhe tradita të ndryshme, që të kontribuojnë në aktivitetet e komisioneve të tilla”. Irani të hënë ekzekutoi një person në publik pasi ishte dënuar për vrasjen e dy anëtarëve të forcave të sigurisë. Ky ishte ekzekutimi i dytë në më pak se një javë i personave që janë përfshirë në protestat mbarëkombëtare në Iran.

Irani po përballet që tre muaj me protesta pas vdekjes së Mahsa Aminit, 22 vjeçe, e cila vdiq në paraburgim, pasi dyshohej se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit apo shamisë së kokës. Protestat janë shndërruar në sfidën më të madhe për udhëheqjen iraniane që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Irani ka fajësuar armiqtë e huaj dhe agjentët e tyre për trazirat. Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së muajin e kaluar votoi për nisjen e një hetimi të pavarur lidhur me shtypjen vdekjeprurëse të protestave në Iran./REL

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën