Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Saeed Khatibzadeh, tha se rihapja e Hormuzit do të ndodhë vetëm “pasi Shtetet e Bashkuara të tërhiqen realisht nga agresioni”, duke iu referuar dukshëm sulmeve të Izraelit ndaj Libanit.

Khatibzadeh tha se Irani do t’u përmbahet “normave ndërkombëtare dhe ligjit ndërkombëtar”, megjithatë, ai shtoi se ngushtica nuk ndodhet në ujëra ndërkombëtare dhe se kalimi i sigurt varet nga “vullneti i mirë i Iranit dhe Omanit”.

Ai u pyet nëse kalimi i sigurt do të thotë që Irani nuk do të “vendosë tarifa për çdo anije që kalon, apo të kërcënojë ta shpërthejë atë”.

Ministri tha se Irani dëshiron që ngushtica të jetë “paqësore”, por theksoi se kalimi i sigurt është i dyanshëm dhe se nuk do të pranojë që Gjiri të “keqpërdoret nga anijet luftarake”.


Lajmi kryesor:

Marrëveshja SHBA-Iran ‘në fije të perit’! 200 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, Ngushtica e Hormuzit ende e mbyllur