Rizgjedhja e Ali Kafashian për një tjetër mandat 4-vjeçar në krye të Federatës së Futbollit, po shkakton një kaos të vërtetë në botën e futblllit të vendit islamik.
Nëpërmjet një kërkese zyrtare, qeveria ka kërkuar nga Gjykata e Lartë zhvlerësimin e zgjedhjeve në federatë, duke e justifikuar këtë kërkesë me mbajtjen e dy posteve publike nga Kafashian. Por, nga ana tjetër, në vend është ngritur shqetësimi, se përse qeveria e ka lejuar Kafashian për 4 vitet e shkuara në krye të federatës, kur ai mbulonte edhe një tjetër post publik?
Kreu i federatës do të dëshmojë përpara gjykatës, por nëse ai largohet nga detyra, atëherë në lojë mund të hyjë FIFA me një penalizim për Iranin në arenën ndërkombëtare. Një gjë e tillë ndodhi edhe në vitin 2006 ku futbollit iranian iu bë një “embargo” nga FIFA për shkak të problemeve me zgjedhjet në federatë.

LAJMET MË TË VLERËSUARA