Ministria e Jashtme e Iranit ka konfirmuar se takimi me zyrtarët amerikanë në Zvicër, i cili ishte planifikuar për sot, është shtyrë.

Megjithatë, ministria shtoi se janë duke u hartuar plane për një takim në ditët në vijim.

Bisedimet SHBA-Iran mbi marrëveshjen përfundimtare varen nga fillimi dhe vazhdimi i zbatimit të kushteve të specifikuara të memorandumit të mirëkuptimit, tha ministria.

Kjo duket të jetë një referencë për luftimet e reja në Liban, me Iranin që këmbëngul se duhet të ketë një armëpushim përfundimtar atje që të vazhdojnë bisedimet e ndara me SHBA-në.

Kujtojmë se sot, armëpushimi midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani hyri në fuqi.


Lajmi kryesor:

Izraeli dhe Hezbollahu japin 'OK' armëpushimit në Liban! Trump: Budallallëk të thuash se lufta nuk e ka dobësuar Teheranin