Irani thotë se marrëveshja bërthamore mund të arrihet nëse sanksionet amerikane hiqen

Irani thotë se marrëveshja bërthamore mund të arrihet nëse sanksionet amerikane hiqen

Ministri i Jashtëm i Iranit ka thënë se mund të arrihet një marrëveshje me fuqitë botërore për marrëveshjen bërthamore nëse palët perëndimore kanë vullnetin dhe synimin për ta bërë këtë. Në një intervistë, ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian tha se një marrëveshje mund të arrihet nëse të gjitha sanksionet hiqen.

Një raund i tetë negociatash që synojnë rivendosjen e marrëveshjes bërthamore të Iranit të vitit 2015 është duke u zhvilluar në Vjenë, ku Irani ende po kërkon garanci që sanksionet e SHBA-së do të hiqen.

Bisedimet mbi marrëveshjen, të njohura si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), po zhvillohen midis Iranit dhe fuqive botërore që janë nënshkruese të marrëveshjes. Shtetet e Bashkuara, të cilat në mënyrë të njëanshme u tërhoqën nga marrëveshja në vitin 2018, po marrin pjesë në bisedime në mënyrë indirekte. JCPOA i dha Iranit lehtësim sanksionesh në këmbim të frenimit të programit të tij bërthamor. Por pas tërheqjes së SHBA-së, Irani braktisi disa kufizime dhe tani po përdor centrifuga të avancuara për të pasuruar uraniumin deri në 60 përqind.Pas largimit të saj, SHBA rivendosi sanksionet gjymtuese ndaj Iranit. Teherani tani po kërkon heqjen e plotë të sanksioneve amerikane, si dhe garanci që SHBA nuk do të tërhiqet përsëri nga marrëveshja dhe kërkon t'i jepet një periudhë kohe për të verifikuar heqjen e sanksioneve.

“Heqja e sanksioneve do të thotë heqja e të gjitha formave të sanksioneve të përcaktuara në marrëveshjen bërthamore dhe sanksionet që Trump rivendosi bien në kundërshtim me kushtet e marrëveshjes”, tha Amir-Abdollahian për Al Jazeera.

“Ne kërkojmë garanci që përfshijnë mos vendosjen e ndonjë sanksioni të ri dhe mos rivendosjen e sanksioneve pas heqjes së tyre nën asnjë pretekst,” shtoi ai.

Zyrtari iranian tha se modeli më "praktik" për këtë do të ishte kur bëhet fjalë për eksportin e naftës nga Irani dhe marrjen e të ardhurave përmes sistemit bankar të vendit.

“Ka një shkëmbim joformal dhe indirekt mesazhi me amerikanët në Vjenë – ne dëgjojmë fjalë të mira nga ai delegacion, por ajo që është e rëndësishme për ne është të shohim veprime praktike dhe serioze amerikane,” ai Amir-Abdollahian.

 “Çështjet teknike dhe çështjet logjistike që kishin në agjendë janë zgjidhur”, tha Jabbari. Ministri i Jashtëm ishte shumë specifik për pozicionin e Iranit – ai dha disa shembuj shumë të mirë të asaj që ata po kërkojnë”, shtoi ajo./ Përkthim dhe përshtatje nga Al Jazeera

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan