Irani ka vendosur dhjetëra mina detare në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit të lëngshëm.
Sipas ,mediave minat mund të komplikojnë rihapjen e kësaj rruge strategjike, ndërsa transporti i naftës është ndalur pothuajse plotësisht që nga fillimi i luftës 12 ditë më parë.
Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) shpërndau edhe pamje forcat amerikane goditën disa anije iraniane pranë ngushticës, duke shkatërruar 16 mjete që dyshohej se po vendosnin mina detare.
U.S. forces eliminated multiple Iranian naval vessels, March 10, including 16 minelayers near the Strait of Hormuz. pic.twitter.com/371unKYiJs
— U.S. Central Command (@CENTCOM) March 10, 2026
Lajmi kryesor:
Irani sulmon 3 anije në Hormuz: Bota duhet të përgatitet për naftën në 200 $ për fuçi! Trump: Lufta do të përfundojë kur ta vendos unë! Media: Shkolla e vajzave në Minab u godit nga një Tomahawk amerikan








