Iranianët dhe Berisha, njësoj të gëzuar për largimin e Yuri Kim, a është Homeland Justice ‘një’ me Berishën?

Iranianët dhe Berisha, njësoj të gëzuar për largimin e Yuri Kim, a është Homeland Justice ‘një’ me Berishën?

Sali Berisha

Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, teksa komentoi largimin e saj nga Tirana duke qenë se i mbaron mandati. Berisha nuk e fshehu gëzimin për ikjen e Kim, por sipas tij pas këtij largimi fshihet Edi Rama. Berisha thotë se Rama e “ka flakur Kim si një limon të shtrydhur”.

Për largimin e Kim, nuk qenka gëzuar vetëm Berisha, por mesa duket edhe iranianët të cilët ndërmorën sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Grupi i hackerave ka publikuar në grupin e telegram një foto të Ramës me Kim, ndërsa krahas saj shkruan "Një u rrëzua, shumë të tjerë kanë për të ikur...”

Por përse grupi i hakerave po gëzohet nga largimi i Kim? Mos ndoshta Berisha dhe ata janë një?

Kujtojmë që Sali Berisha iu referua si burim hakreave iranianë edhe pas sulmit në protestë nga 31-vjeçari Gert Shehu. Berisha pretendon se Gert Shehu është agjent i policisë kriminale ndonëse Policia e përgënjeshtroi. Pretendimet e tij Berisha i bazon te hakerat iranianë. Televizioni i Berishës, publikoi një artikull duke ju referuar hakerave iranianë ‘Homeland Justice’, të cilët thanë së në ditët në vijim do të nxjerrin të dhënat ku Shehu del në disa databaza të policisë.

Postimi i hakerave për largimin e Yuri Kim
 
Lajmi i televizionit të familjes Berisha

 

Postimi i hakerave ku pretendojnë se Gert Shehu është agjent i policisë kriminale

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GaziDajti: 10/12/2022 14:29

    Doktor! 1 do të shkojë, një tjetër do të vijë. kjo është detyrë shtetërore. por mbani mend! do t'ju mungojë Yuri Kim! shënoje një herë

    Përgjigju
  • Ueeee: 10/12/2022 00:12

    Qenka bo Birisha tamom si Fidel Kastro me kto syzet. Kta Iranionet i kena una kodosha te shqupit.

    Përgjigju
  • A bashkeounon Berisha me iranianet Mbase po: 09/12/2022 22:48

    Une them prapa homeland justice eshte grupi i Berishes.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 09/12/2022 21:33

    Une e kam thene edhe here te tjera se Sala ështe nje me ta. Ata nuk jan Iraniane por Shqiptare. Ata jan terroristat e berishoviçit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

IKMT aksion në Tushemisht për prishjen e objekteve pa leje! Kryeinspektori: Pastrojmë bregun e liqenit

IKMT aksion në Tushemisht për prishjen e objekteve pa leje! Kryeinspektori: Pastrojmë bregun e liqenit