I refuzuan të drejtën e azilit në Francë, familja shqiptare me djalin e sëmurë me astma, drejt dëbimit për në Shqipëri

I refuzuan të drejtën e azilit në Francë, familja shqiptare me djalin e sëmurë me astma, drejt dëbimit për në Shqipëri

Familja shqiptare në Francë

Një familje shqiptare e cila prej një vit e gjysmë kishte qëndruar në një dhomë hoteli në Concarneau të Francës po  përballet me një urdhër dëbimi, pasi i është refuzuar leje e qëndrimit në këtë shtet. Çifti Mlloja dhe dy fëmijët u detyruan të lënë ambientet e këtij hoteli pasi shërbimi social i njoftoi se nuk do të paguante për shpenzimet e tyre, shkruajnë mediat franceze ndërsa familja ka shprehur frikën se do të dëbohen përfundimisht nga territori.

Sipas mediave franceze të mërkurën, shërbimi social njoftoi se familja nuk do të paguante më për këtë strehim dhe se ata tani duhet të zhvendoseshin në një hotel tjetër në Landivisiau, rreth 100 kilometra larg. "Ne jemi të trishtuar, nuk duam të shkojmë," është shprehur babai i fëmijës Elkider.

"Nuk ka logjikë, kjo familja mund të dekurajohet për të ardhmen e saj. Kjo familje përpiqej që të   integrohej në shoqëri duke marrë pjesë në kurse për mësimin e gjuhës frënge. Do të ishte e rrezikshme që ata të ktheheshin për të jetuar atje pasi ata do të përballen me kushte të vështira jetese, është shprehur Marina Rakoçeviç, një nga mbështetesit e tyre.

Djali i madhi i familjes Mlloja është vetëm  4 vjeç dhe quhet Ersi dhe është edukuar në një çerdhe” Fëmija më i ri, i cili është një vjeç, vuan nga një formë e ashpër e astmës dhe ndiqet nga mjekë lokalë.

Mësohet se për pak ditë, çifti shqiptar dhe dy fëmijët e tyre do të detyrohen të largohen dhe për këtë arsye prindërit Mlloja kanë paraqitur në gusht një kërkesë për leje qëndrimi për fëmijën e sëmurë, që vuan nga sëmundja e astmës.

Familjen Mlloja e  drejtojnë çdo ditë në stacionin policor, duke u i frikësuar me refuzimin e lejes së qëndrimit të tyre dhe  një dëbim nga territori.

Familje shqiptare, e cila prej fillimit të vitit  2017 shkoi për të jetuar  në Francë, kishte udhëtuar fillimisht në Itali, më pas drejt Gjermanisë dhe në fund kërkoi azil në Francë duke shpresuar kushte më të mira për të jetuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së