KORCE- Këshilli i Qarkut në Korçë ka zgjedhur kryetarin e ri të qarkut, Irena Nikaj, pjesëtare e Partisë Socialiste. Nikaj u zgjodh me 36 vota, menjëherë pas shkarkimit të ish-kreut demokrat Landi Gasho. Kryetarja e re e Këshillit të Qarkut në Korçë ka falenderuar anëtarët që e votuan, ndërkohë që në votim nuk morën pjesë dy këshilltarë të Komunës Miras Alketa Zaçe dhe Arjan Hyska, të cilët janë kërcënuar me jetë.
Mësohet se kërcënimi për anëtarët e komunës Miras ka ardhur për shkak të zgjedhjes së tyre për të kaluar në krahun e të majtëve. Gjatë mbledhjes së djeshme tre kryetarë komunash dhe tre këshilltarë të qarkut Korçë të PD-së kanë njoftuar publikisht në mbledhjen e Qarkut se kanë marrë vendimin për t’ju bashkuar grupit të të majtëve. Krerët e Komunave që kanë kaluar majtas janë ata të Leskovikut, Dhori Bregu, Moglicës, Afrim Beqiri, Çlirimit, Arjan Dhimo. Ndërkohë që Këshilltarët e komunave janë Arjan Hyska dhe Alketa Zaçe të komunës Miras, si dhe anëtari i komunës Mollas Gavril Hyskaj.
Përfaqsuesit e djathtë kanë braktisur menjëherë mbledhjen sapo kanë mësuar për kalimin me të majtët të tre kryetarëve të Komunave dhe tre Këshilltarëve. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti demokrat Edmond Spaho, duke vënë në pah se të zgjedhurit po blihen me mjetet që i ofron pushteti. Gjatë zgjedhjes për kreun e Këshillit të Qarkut Korçë ka qenë prezent edhe deputeti i PS-së, Taulant Balla.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com