Irena Progni, e 8-a në listën e PD
arrestuar në SHBA për vjedhje?

TIRANE - Irena Progni e kthyer pak kohë më parë nga Amerika, është një nga 14 pjesëtarët e listës së kandidatëve për deputet në qarkun e Elbasanit. Progni me origjinë nga qyteti i Gramshit, e 8-ta në listë, ka zëvëndësuar deputetin e këtij qarku, Sybi Hidën.

Në fakt, Irena Progni është një prurje e re në PD e publikimi i emrit të saj ka sjellë dhe informacionet e para të kohës kur Progni ka jetuar në Amerikë.

Mediat amerikane kanë bërë publik lajmin se znj.Progni në maj të vitit 2006, atëherë 33 vjeçe, është arrestuar nga uniformat blu të Danvers sëbashku me Besa Tacin, për një vjedhje të kryer në një supermarket me vlerë mbi 250 $.(Lajmi i publikuar në mediat amerikane)

“A1Report” dhe “Shqiptarja.com”, kanë intervistuar zonjën Progni, e cila e pranon ngjarjen, por ka një version të sajin, duke pretenduar se është një keqkuptim dhe për të dhënë më shumë shpjegime ajo kërkon një takim të veçantë më gazetarin.

lista e pd elbasan

INTERVISTA TELEFONIKE ME ZNJ.PROGNI

Gazetari:
Në vitin 2006 në SHBA keni patur një problem ku jeni akuzuar për një vjedhje me vlerën 250 dollarë. Irena Prongi, 33-vjeç sëbashku me bashku me Besa Taçi. Ju keni lidhje me këtë gjë?

Progni: Jo, nuk kam një situatë të tillë.

Gazetari: Ju keni qënë në SHBA?

Progni: Unë kam qënë në SHBA, por nuk kam një situatë të tillë

Gazetari: Ju keni qënë në SHBA në këtë vit?

Progni: Po, unë kam qënë në këtë vit në SHBA, por nuk e kam një situatë të tillë

Gazetari: Në këtë vit ju keni qënë në SHBA, në çfarë shteti?

Progni: Në këtë vit unë kam qënë në Boston, në 2006, ku kam lindur djalin.

Gazetari:
Mund të ketë gjasë që një 33-vjeçare me emrin Irena Progni dhe mosha ka qënë 33 vjeç? Besa Taçi 39-vjeç dhe Irena Progni 33-vjeç, që të dyja janë arrestuar nën akuzën se kanë vjedhur 250 dollarë në ditën e 50-vjetorit të Pavarësisë?

Progni: Nuk është e vërtetë. Ka qenë një keqkuptim me dikë tjetër. Unë kam përshtypjen se janë të sqaruara situatat me kohë e me vakt. Nuk kam një lidhje të tillë.

Gazetari: A mund të na i sqaroni edhe ne, sepse është një gjë që na ka ardhur dhe është shumë mirë që po flasim?

Progni: Të lëmë një takim dhe me kënaqësi.

Gazetari:
Është diçka që do të dali në media dhe do ishte më mirë që të kishim një sqarim ose një koment

Progni: Po, patjetër me kënaqësi dhe nëqoftëse takohemi, do t’ju jap detajet

Gazetari:
Është një keqkuptim që ka ndodhur në emrin tuaj por që nuk keni qënë ju?

Progni: Po, ekzakt, nëqoftëse do detaje dhe informacion, mund të flasim për detajet dhe për situatën.

E ndërsa incidenti ka ndodhur 7 vite më parë, ende nuk ka një informacion se si znj.Progni, e cila sot drejton një biznes privat të jetë ndodhur në ato kushte ku ka kryer vjedhjen e më pas të ndalohej nga policia për tu përballur me drejtësinë dhe ende nuk dihet nëse lidershipi i PD-së, që e ka vendosur atë në listat e deputetëve, ka dijeni për pastërtinë e figurës së znj.Progni.

Redaksia online
(a.r/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Lushnja fiton 0-1 dhe zhyt Erzenin në fund, renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja fiton 0-1 dhe zhyt Erzenin në fund, renditja në Kategorinë e Parë