Irina dhe vjehrra të pandara
shkëmbejnë puthje në New York

Irina dhe vjehrra të pandara<br />shkëmbejnë puthje në New York
Sa më shumë shohim foto të Irinës me të dashurin e saj, aktorin Bradley Cooper dhe vjehrrën Gloria, aq më shumë na mbushet mendja që ka qenë Cristiano Ronaldo fajtor për ndarjen e tyre të bujshme, pasi modelja është partnerja ideale, material perfekt për nuse shtëpie.

Familja e lumtur është zhvendosur në New York për Javën e Modës dhe nuk i kanë shpëtuar as atje shënjestrimit të fotografëve. 29-vjeçarja është fotografuar shumë e afërt me mamanë e Bradley, ndërsa kanë nxjerrë për shëtitje qenin shumë të dashur Charlotte.

Dyshja duket se e ka shijuar shumë shoqërinë e njëra tjetrës dhe mesa kuptojmë marrëdhënia e tyre është ngrohur edhe më shumë pas vizitës së Irinës në shtëpinë e fëmijërisë së Cooper në New Jersey.

Irina dhe vjehrra e saj kanë shkëmbyer edhe puthje përpara kamerës. A nuk është kjo marrëdhënia idele Vjehrrë-nuse?!

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

22/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike