E ëmbël dhe sensuale në krahët e një mashkulli tjetër është shfaqur modelja Irina Shayk, e cila aktualisht është në një lidhje dashurie me futbollistin e famshëm Cristiano Ronaldo.

Nuk e dimë se cili do të ketë qenë reagimi i të dashurit të saj kur ka parë këto foto, ku duket sikur Irina po afrohet të puthë modelin me të cilin ka pozuar.

irina shayk

Por e gjitha kjo ka qenë në funksion të profesionit të saj si modele, ku i duhet të sillet në këtë mënyrë.

Bukuroshja ruse ka promovuar linjën e re të bizhuve italiane “Morellato”.

irina shayk

Në një foto tjetër bien në sy vëthët e kësaj firme që ka vënë bukuroshja si dhe një orë në dorën e majtë.

E bukur dhe natyrale, Irina ka treguar hiret e saj të bukura ditën e djeshme gjatë setit fotografik që ka realizuar.

(b.t/shqiptarja.com)