Irini Qirjako: Mungesa e kritikës, fatkeqësia më e madhe e artit, sot këndon edhe ai që është i stonuar

“Sot nuk ka konkurencë të vërtetë dhe as ndërshmëri absolute në profesion”. I këtij mendimi është këngëtarja Irini Qirjako, e cila është prej gati 4 dekadash në skenën e muzikës popullore dhe polifonike labe. E ftuar në emisionin “Rreze DielliReport TV, ajo shprehu keqardhje që sot nuk ka një kritikë të mirëfilltë në art.

Ato kohë kanë qenë shumë të vështira në shumë drejtime, por në drejtim të artit, sidomos për mua që isha këngëtare, veç politizimit që mund të kishin disa materiale, puna ka qenë profesionale e jashtëzakonshme. Aty kaloje në filtra në kontrolle, një herë në 2 vjet ne kalonim në testim profesional. Nëse dikush ishte i paaftë apo kalonte diçka një fatkeqësi ose diçka tjetër, e kalonin në punë të tjera, nuk e linin pa punë.

Irini Qirjako, këngëtare

Sipas saj teknologjia e kohëve të sotme i ka zbehur konkurset që bëheshin vite më parë të cilat kalonin nëpër filtra këngëtarët kohë pas kohe. Sipas këngëtares, është fatkeqësi gjithashtu edhe fakti që në vendin tonë, nuk ekziston një kritikë arti e mirëfilltë, ndërsa publiku nuk sheh punën e vërtetë të këngëtarëve, por vetëm atë që serviret në media.

Sot është shumë e vështirë. E para e punës sot janë bërë këngëtarë disa që nuk e meritojnë të jenë këngëtarë. Janë këto teknikat që edhe atë që është I stonuar e bëjnë këngëtar. Nuk ka konkurencë të vërtetë, nuk ka artistë të vërtetë, ndershmëri absolute në profesion. Ka shumë të talentuar që mund të flenë mënjanë dhe nuk kanë mundësi të evidentohen sepse nuk janë këto konkurset që bëheshin atëherë. Tani nuk merret njeri. Duhet dikush të merret me këtë punë. Kritika e artit nuk ekziston fare dhe kjo është fatkeqësia më e madhe, që del ai bëhet këngëtar dhe nuk ka një kritik arti që të shkruajë fuqishmë, që edhe ai të eleminohet.Publiku të do, të shikon për atë që bën teknika. Publiku nuk e di të vërtetën tamam, tamam. Publiku nuk kultivohet me muzikë të vërtetë.

Irini Qirjako, këngëtare

Irini Qirjako është një prej këngëtareve më të njohura polifonike. Ajo numëron dhjetra këngë në 40 vite karrierë. Muajin e fundit ajo sapo ka publikuar 2 këngë, "S'ka si kjo nuse o..." dhe një bashkëpunim  me këngëtaren Silva Gunbardhi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja