IRLANDË- Fluturimet në një aeroport në Irlandë janë pezulluar përkohësisht pasi një aeroplan që transportonte trupat amerikane ka marrë zjarr. Frenat e Boeing 763 u mbinxehën dhe shpërthyen në flakë, duke u detyruar që të anulohet fluturimi nga aeroporti Shannon në Irlandë.
Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë larguar. Sipas "Daily Mail", operacionet e aeroportit u pezulluan përkohësisht dhe po punohet për të hequr avionët nga vendi i ngjarjes, që të krijohet një mjedis më i sigurtë.
Komento