Irlandezët hedhin në referendum
traktatin fiscal të BE-së

Irlandezët hedhin në referendum <br />traktatin fiscal të BE-së
DUBLIN- Sot në Irlandë po organizohet referendum për votimin e traktatit fiscal të përcaktuar nga Bashkimi Europian. Të gjithë irlandezët i janë drejtuar kutive të votimit për të votuar traktatin e BE-së i cili ka të bëjë me situatën ekonomike të krijuar në eurozonë. Irlanda është vendi i vetëm anëtar i Bashkimit Europian, kushtetuta e të cilit kërkon që traktati të miratohet me shumicën e votës së qytetarëve. Sondazhet e deritanishme në Irlandë flasin se shumica e votuesve irlandezë do të votojnë në favor të këtij traktati. Nfë këtë traktat parashikohen dënime për vendet anëtare të BE-së të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen dhe dështojnë të balancojnë buxhetet e tyre. Më shumë se 3 milionë qytetarë të Irlandës kanë të drejtë të votojnë sot këtë traktat. Irlanda, deri më tani ka pranuar një pako shpëtimi prej 106 milionë dollarësh amerikanë nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Qeveria irlandeze ka tërhequr vërejtjen se “jo”-ja në referendum mund të rrezikojë shanset e këtij vendi që të sigurojë ndonjë pako tjetër shpëtimi nëse ka nevojë. Kjo thirrje e qeverisë së Irlandës ka ardhur si pasojë e situatës së rënduar ekonomike në këtë vend.
(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë