Irma Nika, sfida e duarve të arta
në pikturë, çelet ekspozita “21.3/47"

Irma Nika, sfida e duarve të arta<br />në pikturë, çelet ekspozita “21.3/47
Një vajzë nga Bulqiza që quhet Irma Nika ka përcjellë një mesazh të pazakontë në Ditën Botërore të Sindromës Dawn: Ne që jemi prekur nga një gabim i natyrës mund t’ju befasojmë. Ja unë Irma u bëra piktore.

Pikturat e saj janë origjinale, plot episode nga jeta, të mbushura me dedikim dhe dashuri për natyrën, për njerëzit, por edhe me stil piktorik, kur sheh që Irma Nika arrin të ruajë raportin individual të ngjyrave. Pikturat e saj raportojnë ide dhe inteligjencë të fshehur në brishtësinë e natyrës së saj. Ne ekspozitën e Irma Nikës kishte shumë vizitorë, dhjetëra media, disa personalitete.

irma nikaj

Para gjithë atyre kamerave Irma Nika qëndronte me sharmin e një princeshe. Për t’u pasur zili vëmendja e saj në komunikim. Tërësisht e vetëdijshme për rrugën e vështirë në të cilën ka ecur, Irma të befason me përgjigjet që jep kur e pyesin për artin. “21.3/47” titullohet ekspozita e Irma Nikës e organizuar nga Fondacioni Dawn Syndrome Albania. Përparim Kalo, menaxher i kësaj galerie surprizohet nga fama e artistes dhe shpreh admirimin për arritjet e saj.

irma nikaj

Ndërsa Emanuela Zaimi, drejtore e Fondacionit Daun Syndrome Albania rrëfeu disa nga sfidat e Irma Nikës në rrugën e artit. Ajo mësoi nga i ati i saj në facebook se vuante me sindromën dawn, dhe nuk e kishte menduar se ajo do të ishte aq e talentuar.

Tani ajo ka shkuar shumë larg, dhe sfida të tjera e presin. Pikturat e saj kanë vlerë të çmueshme. Dhe ajo tani e di dhe vetë vlerën e tyre. Irma është përlotur kur profesori i saj Marseli foli për arritjet. Ç’delikatesë prej artisteje.

irma nikaj
 Foto të tjera..

Vështrimi i saj, lotët, emocionet, mirënjohja e thellë, flisnin më shumë se fjalët që e kishte vështirë t’i shqiptonte siç donte ajo. Edhe prindërit e Irmës s’e kishin menduar se e bija do arrinte kaq lart, por përpjekjet e tyre speciale që kur ishte e voglë e deri më sot e meritonin këtë lumturi.

“Jam krenar dhe i lumtur, nuk e kisha menduar se vajza ime do të arrinte kaq lart”, tha babai i Irmës. Kush nuk do të krenohej me një vajzë si Irma, të rrish me të dhe pikturat e saj merr shumë emocion, shumë pozitivistet, shumë dashuri. Irma Nika është një sfidë kundër barrierave, është sfida e duarve të arta në pikturë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri