Ironi përkrahësve të Bashës
Patozi: Dilini në krah, por kujdes

Ironi përkrahësve të Bashës<br />Patozi: Dilini në krah, por kujdes
Ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi,  i cili ka shpallur më herët  edhe kandidaturën për  kreun e Partisë Demokratike, me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka ironizuar mbështetësit e kreut aktual të PD-së , Lulzim Basha.
 
Nëpërmjet statusit të tij, Patozi u drejtohet kolegëve të tij,  duke u thënë se i mirëkupton ata për përdorimin e kandidimit e tij për t’i qëndruar afër “kryetarit të vetëngritë”.
 
“Kam mirëkuptim për të gjithë ata kolegë, ish-kolegë, miq, ish-miq dhe asnjëherëtakuar, që po përdorin kandidimin tim si shkas për t'i qëndruar afër kryetarit të vetëngrirë”, shkruan Patozi , i cili u ka bërë edhe “thirrje” që t’i dalin në mbështetje Bashës në këto momente të vështira për të.
 
Statusi i plotë:
PËR SHARËSIT ME DHE PA PAGESË
Kam mirëkuptim për të gjithë ata kolegë, ish-kolegë, miq, ish-miq dhe asnjëherëtakuar, që po përdorin kandidimin tim si shkas për t'i qëndruar afër kryetarit të vetëngrirë. Dilini në krah në këto momente të vështira, pasi duhet të mos ndjehet vetëm në dëmin, që i ka bërë PD. Lehtësojani sadopak ndërgjegjen duke marrë përsipër një pjesë të mëkatit të tij.
 
Vazhdoni e bëjeni dhe kini mirëkuptimin dhe nënvlerësimin tim.
Tek kjo "amnisti" nuk përfshihen sharësit me pagese të kompanisë së posaçme call center, ndonëse qëllimi mund të jetë i njëjtë.
 
Por një këshillë e kam: thoni ç'të doni kundër meje, vetëm ju lutem bëni kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin, kur të prisni në paradhomë, pasi të keni kaluar skanerin e kunatit.
 
Mes jush, që e bëni vullnetarisht, dhe mercenarëve, që e bëjnë me lekë, juve më dhimbseni me shumë.
Suksese të gjithëve!

patozi status

(Statusi i Patozit në Facebok)

(D.T/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre