Ironia e fatit! I sanksionuar nga lufta, zbulohet lidhja e Abramovich me aktoren 25 vjeçare ukrainase

Ironia e fatit! I sanksionuar nga lufta, zbulohet lidhja e Abramovich me aktoren 25 vjeçare ukrainase

Manjati 55 vjeçar Roman Abramovich thuhet se është ka një lidhje romantike me një aktoren 25-vjeçare, Alexandra Korendyuk, e cila ka rrënjë familjare ukrainase. Oligarku i sanksionuar po takohet fshehurazi me Alexandra Korendyuk, e cila është një sipërmarrëse dhe yll televiziv. Sipas mediave të huaja, thuhet se ai është babai i shtatë fëmijëve. Abramovich më heret ishte divorcuar nga gruaja e tij të tretë, Dasha Zhukova. Martesa me të zgjati nga viti 2008 deri në 2018. Alexandra thuhet se është themeluesja e Institutit të Iniciativave të Muzikës, i cili përgatit muzikantët e ardhshëm.

Ekspertët rajonalë thonë se mbiemri i saj lidhet me atë që ka rrënjë familjare ukrainase. Një burim shtoi: “Është ironike që Abramovich është lidhur me një vajzë me prejardhje ukrainase, e ndërsa ai është sanksionuar për shkak të luftës dhe lidhjeve të tij me Putinin.

Abramovich kishte një vlerë pasurie prej 9.4 miliardë paund para sanksioneve të ashpra të javës së kaluar nga qeveria britanike. Atij i janë ngrirë asetet e tij, e po nuk mundet të fitojë para si dhe e ka të ndaluar të shesë ekipin e Chelseas, duke e lënë të ardhmen e klubit në harresë.

Prona e tij më e vlefshme në Londër është një rezidencë me 15 dhoma gjumi në Kensington, afër ambasadës ruse dhe me vlerë 150 milionë funte.


Lajmi kryesor:

Rusia godet bazën ushtarake në kufirin polak, 35 të vdekur! Shpresë për progres në negociatat Moskë-Kiev më 14-15 mars! Burimet amerikane: Rusia i kërkon Kinës ndihmë ushtarake


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim