TIRANE – Shumë shqiptarë për një motiv apo një tjetër janë të lidhur me Italinë dhe shpesh ndjekin zhvillimet atje. Ndoshta edhe për këtë lajmi i diplomës shqiptare të Renzo Bossi-t, një personazh që në vendin fqinj shpesh tallet për injorancën e tij e që vetë i ati e ka përkufizuar “Trofta”, është pritur me ironi e humor nga lexuesit tanë.
Shumë kanë komentuar në faqen e Shqiptarja.com në Facebook, si Habjon Hasani, i cili shkruan se Renzo, “e ka patur ëndërr që i vogël të diplomohej në Kashar. Ne kot rendim pas Oxford-it dhe Jale-it”. Ndërsa Kozma Qana habitet për famën ndërkombëtare të Universitetit “Kristal”: “Hajde universitet hajde... njish ore njish... s’e dija që njihej edhe në Itali”.
Renzo? “Like a Boss”, komenton shkurt Fatjon Dashi duke luajtur me mbiemrin e të birit të senatorit Umberto Bossi. Ndërsa Ervin Hoxha mendon se merita për këtë diplomë i shkon universitetit: “Bravooooooooooooooo kristali. :P”.
Të ngjashme edhe komentet e publikuara nga lexuesit tanë në Shqiptarja.com. “Fundja e paskemi bërë të ditur edhe ne një italian, madje një nga ata me zë, le t'i gëzohemi veprës më shumë se t'i hidhërohemi shkeljes së turpshme (turpi na është bërë gjellë tani)”, shkruan Arifi.
Ndërsa Ani duket më e shqetësuar: “Mos e dhënë Zoti të jetë diplomuar për mjekësi atje...!”. “Ai për mjekësi jo me sa dimë – i përgjigjet Emili – por të tjerë po. Hajde gjeji kasapët e diplomuar tani ku fshihen”.
“Ej, po ky Bossi sikur nuk i honepste shqiptarët – thotë një tjetër pasi është shkrirë gazit kur ka lexuar lajmin – për diplomën e çunit kishte bo përjashtim... hahahahaha”.
Kujtimi është ende i habitur: “Po si s’patën turp që i dhanë diplomën atij gomari?”. Po ashtu edhe Shpresa: “Ai është një analfabet, po si ja kanë marrë përsipër këta nga Shqipëria s’e kuptoj!”.
U vjen në ndihmë Nadia Shabani: “Andej nga zona ime kane marre diploma universiteti te gjithe hajdutet e pulave qe nuk kane shkuar as ne shkolle te mesme. Keshtu qe mos u çuditni, ketu cdo gje eshte e mundur, me kete shtet qe kemi eshte paraja ne plan te pare, mjer populli ku do veje te operohet tek ndonje injorant qe se ka idene e bisturise, mjer ne.”
“Arsimin e larte e ka marre lumi – thotë Toni - Me veshtire eshte te mbarosh filloren se sa te fitosh 3 apo 4 diploma. Te ma rroje qeveria dhe partite ne pushtet. Se shpejti dhe per% e arsimit te larte si popullsi do te zeme vendim pare ne bote”.
“Me sa duket ky çuni i ketij Bossit e paska bo shqipen flur... ose presorat e Kristalit e jepkan mesimin ne italisht....hahahah....ka bo shkolle per biznes pale....s'ka faj...ka nigju njonin qe thote se vetem gjermania na e kalo...”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com