Ironia e ministrit serb të Mbrojtjes: Në Kosovë hyj dhe dal kur të dua
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin ka thënë për "Kurir" se ai mund të hyjë e të dalë nga Kosova sa herë të dojë, shkruan "Zëri".
MInistri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, thotë se “Serbia është në një pozitë të vështirë, e përballur me forcën e fuqive të cilat, sipas tij, nga Serbia po kërkojnë të justifikojë shkeljen e të drejtës ndërkombëtare dhe të dhunës që po zbatohet”. Vulin tha se ai mund të hyjë e të dalë nga Kosova sa herë të dojë, shkruan "Zëri".
Vulin thekson se në krye të Serbisë, pas një kohe të gjatë, është Presidenti që ka guximin për t’u përballur me ata që janë më fuqishëm se ai dhe t’iu rezistojë të gjitha presioneve. “Vuçiç do t’ia dalë”, tha Vulin në një intervistë për “Kurir”, duke u përgjigjur në pyetjen se në çfarë gjendje të vështirë është Serbia aktualisht, kur bëhet fjalë për Kosovën dhe nëse ai do të jetë në gjendje të nxjerrë maksimumin.
Ministri tha se është shumë vështirë të flitet për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, “me ata që përdorin dhunë dhe nuk e mbajnë fjalën”. “Ata po gënjejnë, kërcënojnë dhe shantazhojnë, por kjo nuk është çështje e zgjedhjes, por e asaj që duhet të bëhet për popullin dhe vendin tonë”, tha Vulin, duke folur në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.
Ai ka vlerësuar se “arrestimi i Marko Gjuriç ishte i planifikuar dhe ishte sulm ndaj tij dhe ndaj veriut të Kosovës, një përpjekje e dështuar për të frikësuar dhe dëbuar serbët”.
I pyetur nëse ai së shpejti do të shkojë në Kosovë, Vulin tha se do të donte të shkonte, ndërsa shton se mund të hyjë e të dalë nga Kosova se herë të dojë dhe kudo që është e nevojshme. “Por tani është çështje e vlerësimit tonë politik, jo e forcës së Prishtinës. Ata më arrestuan edhe mua më herët, por nuk ia dolëm të ndalnin punën time as politikën tonë”, tha Vulin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2236
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryediplomatët e Kosovës dhe Serbisë përplasen në OKB! Gërvalla: Qytetarët u çliruan nga bandat kriminale! Gjuriç: Po diskriminohen serbët në veri
30 Tetor 2024, 18:47
-
Zv/kryeministri serb Aleksandar Vulin i tha presidentit rus se Beogradi nuk do t'u bashkohet sanksioneve perëndimore
4 Shtator 2024, 16:21
-
BE-ja kritikon Serbinë për takimin e paralajmëruar të Vulinit me Putinin
3 Shtator 2024, 16:05
-
Vulin ka gati listën e personave non grata në Serbi: Ka shtetas të huaj që kanë ardhur në protesta të dhunshme, por dhe narko-bosë nga Sarajeva dhe Prishtina
27 Gusht 2024, 15:23
-
Vullin diskuton me Lavrovin në Moskë për përmirësim të lidhjeve serbo-ruse
14 Gusht 2024, 19:01
-
Borrell takohet me Gjuriçin, kërkon angazhim në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi
17 Korrik 2024, 21:25
-
I sanksionuar nga SHBA/ Aleksandër Vulin në vizitë zyrtare në Moskë, takohet me sekretarin e Këshillit të Sigurisë
10 Qershor 2024, 19:20
-
Vulin deklaroi se vetëm 'bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe', Rama ironizon: Shikoni fytyrën e tij, nuk ka nevojë për koment
16 Maj 2024, 15:02
-
'Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe' Ministria e Jashtme thërret Ambasadorin serb, kërkon sqarime për deklaratat e Vulin kundër Ramës pas takimit në Athinë
15 Maj 2024, 13:57
-
Zv.kryeministri serb Vulin sulmon Ramën dhe kërkon të ‘josh’ grekët: Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe
13 Maj 2024, 21:18
-
Dy 'non grata' në qeverinë e Vuçiç, eksperti Elezi: Serbia e rreshtuar kundër SHBA! Vulin, organizator i i disa aktiviteteve të dhunshme në Kosovë
1 Maj 2024, 18:57
-
Vulin zv.kryeministër në qeverinë serbe, Nexhat Behluli për Report Tv: Njihet si anti-shqiptar! Ka përdorur etiketime fyese
1 Maj 2024, 12:35
E dini shume mire qe s keni toka fare ne gadishullin Ilirik ose sot balkanik,keshtu qe edhe serbia eshte toke shqiptare.
PërgjigjuPO PO PO PO PO PO O O O
PërgjigjuPo shko pra provoje o miku salheut provoje e do shikosh sa të vlen lëkura jote e qelbur. Salheu jot skthehet më kur në pushtet . RROFT KOSOVA
PërgjigjuHAHHahaahahhaahhahhhhha na beri per te qeshurky kingu nga beogradi shko mor qeke i fort ti kush te .... ty
Përgjigju