Ironia e Patozit për Bashën: 
Falenderojmë zotat që e kthyen

Ironia e Patozit për Bashën: <br />Falenderojmë zotat që e kthyen
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar kreun aktual të Partisë Demokratike në një koment të tij në Facebook.
 
Patozi shkruan se për kthimin e Bashës në Kuvend duhet të falenderojmë Zotat, duke iu referuar deklaratës së Berishës i cili tha pas daljes nga Kuvendi se në 2013-ën gaboi pasi Basha duhet të ishte në Kuvend legjislaturën e kaluar.

Sipas tij “Zoti vonon, por nuk harron”. 

"TË FALENDEROJMË ZOTAT QË NA KTHYEN LUL BASHËN
 
Sot mësova me habi se mungesa e Lulzim Bashës në parlamentin e 4 viteve të shkuara paska qenë gabim. Zakonisht në raste të tilla kërkohet falje, por ky nuk është ndonjë zakon që pëlqehet shumë në Shqipëri.
 
Por nëse ishte vërtet kështu, kujt duhet t’ia dimë për nder që na e bëri këtë gjëmë, njeriut apo Zotit?
 
Atij vetë, që vajti e u “internua” si kryetar i Bashkisë së Tiranës, atyre që e propozuan, atyre që e mbështetën dhe e votuan si të tillë, apo kundërshtarëve që nuk ndryshuan rregullat, kur erdhën në pushtet?
 
Sepse, me sa po thuhet, parlamenti shqiptar nuk mund t’u kuptoka kurrë pa Lulzim Bashën. Dhe Shqipëria e paska vuajtur shumë mosqenien e tij
".
 
Ja komenti i plote i Patozit ne Facebook.
TË FALENDEROJMË ZOTAT QË NA KTHYEN LUL BASHËN
 
Sot mësova me habi se mungesa e Lulzim Bashës në parlamentin e 4 viteve të shkuara paska qenë gabim. Zakonisht në raste të tilla kërkohet falje, por ky nuk është ndonjë zakon që pëlqehet shumë në Shqipëri.
 
Por nëse ishte vërtet kështu, kujt duhet t’ia dimë për nder që na e bëri këtë gjëmë, njeriut apo Zotit?
 
Atij vetë, që vajti e u “internua” si kryetar i Bashkisë së Tiranës, atyre që e propozuan, atyre që e mbështetën dhe e votuan si të tillë, apo kundërshtarëve që nuk ndryshuan rregullat, kur erdhën në pushtet?
 
Sepse, me sa po thuhet, parlamenti shqiptar nuk mund t’u kuptoka kurrë pa Lulzim Bashën. Dhe Shqipëria e paska vuajtur shumë mosqenien e tij.
 
Por ja që, si gjithmonë, Zoti vonon, por nuk harron. Tani Lulzim Basha është rikthyer, gabimi është ndrequr më në fund dhe Shqipëria thjesht duhet të falenderojë krijuesin dhe duhet të presë frutet e shpejta të kësaj mrekullie.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri