TIRANË- Astrit Patozi, një ndër zërat kritik të liderishipit aktual të demokratëve, ka bërë një paralelizëm mes largimit të Angela Merkel dhe rezistencës së Lulzim Bashës, për të mos u largua nga drejtimi i PD-së.
Ai ka vënë në dukje diferencën e thellë që ekziston mes Bashës, i cili humbi zgjedhjet për disa herë radhazi, por sërish nuk ikën, dhe Merkelit që populli ende e do, po zgjodji që të largohet vetë për t'i lënë rrugën ndryshimit.
Një gjë e tillë, sipas Patozit tregon edhe kontrastin e madh mes 2 botëve.
"Ja kaq është diferenca... Në perëndim politikanët ikin edhe pa i humbur kurrë zgjedhjet, ndërsa në Shqipëri ata nuk largohen edhe po t'i vrasësh. Sepse humbjet nuk i quajnë fare problem, por thjesht etapa krejtësisht normale të karrierës së tyre. Ja kaq "e vogël" është diferenca e për pasojë edhe kontrasti mes dy botëve", shkruan Patozi.