Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar mënyrën se si Policia shoqëron të burgosurit në spitale, duke ngritur dyshime për standarde të dyfishta.

Spahiu tha se policia nuk e shoqëroi një person të akuzuar për vrasje me masa të shtuara sigurie, ashtu siç kishte vepruar më parë në rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte shoqëruar në spital nga rreth 20 efektivë policie.

'Standardi rutinë që përdor policia është ky i sotmi apo ai që përdori për Erion Veliajn. Pse policia sot nuk e shoqëroi vrasësin me 20 policë si Erion Veliajn dikur në spital? Policia që shoqqëron të burofusit në spitale mendoj se i bënë në këtë mënyrë që u bë sot. Nuk mendoj se policia rri aty edhe kur bëhet kolonoskopi gjatë ekzaminimit mjekësor. Aq e rëndë është situata dhe në video nuk shihet se kush është polici dhe kush është i pandehuri. Lë shumë për të dëshiruar si shoqërohen të burgosurit në spitale. Dhe kemi dy standarde, një person që është me rrezikshëmëri për shkak të veprës, sepse ajo vepër për të cilën akuzohet ai politikani është me rrezik më të vogël se një vrarës. Një vrarës duhet që të shoqërohet me një siguri 10 herë më të lartë’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Arratisja nga burgu e Altin Ndocit/ Spahiu: Duhet hetuar nëse kishte bashkëpuntorë brenda policisë