Ironia e Strazimirit: Mos o Zot
të bëhemi si Amerika e Trump!

Ironia e Strazimirit: Mos o Zot<br />të bëhemi si Amerika e Trump!
Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka folur sot me nota të forta të ironie ndaj kryeministrit Edi Rama.

‘Thumbat’ e Strazimirit u përqendruan kryesisht te deklarat që ka bërë kreu i Qeverisë shqiptare kundrejt Donald Trump, kandidati republikan për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA.

“Mund të ndodhë mos o Zot të bëhemi si amerikanët që të bien në dorë të Trump. Kriminelët janë te Senati amerikan, te Kongresi, por po ta marrë në dorë Trump do jetë më keq”.

“Siç tha dje dhe lideri suprem gjatë intervistës në CNN “We have the eyes on America” që do të thotë: I kemi sytë të Amerika. Sikur po shikoja “Njeriun me top”. Por, po ta marrë Trump do të thoshte: "Black point, black point", pikë e zezë, pikë e zezë”.

Strazimiri u shpreh se të paaftët në administratë “nuk na lënë të ecim përpara”.

“Administrata është plot me gomerë partiakë që s'e kanë idenë nga lidhet gomari”, deklaroi ai.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit