TIRANË– Kryeparlamentarja Topalli gjatë seancës plenare i ka bërë thirrje deputetëve të votojnë tre ligjet për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ajo ka prezantuar një listë emrash të elitës intelektuale shqiptare, tëc ilët kanë firmosur një peticion drejtuar Z. Rama për votimin e tre ligjeve. Në këtë listë midis emrave ka qenë edhe pedagogia e Universitetit të Elbasanit Evis Kushi, kandidatja për deputete e prezantuar dje nga selia e PS.
“Po te shikoni emrin mes emrave të këtyre listave, po ju tregoj vetëm atë që vjen nga Universiteti i Elbasanit. Shikojeni. Është Evis Kushi, e cila i kërkon përgjegjësi Z. Rama, që të votojë të tre ligjet. Evis Kushi ka firmosur kundra Edi Ramës, një peticion duke i kërkuar votimin e tre ligjeve. Evis Kushi, pedagoge e Universitetit te Elbasanit, dje doli sëbashku me Z. Rama, duke i thënë shqiptarëve se tashti po, se Evis Kushi si çdo socialist kur është puna për integrimin kërkon votimin e tre ligjeve. Është kjo zonjë, e cila bën këtëpeticion kundra Z. Rama duke i kërkuar që të votojë të tre ligjet”, u shpreh Topalli.
Kryeparlamentarja duke i ftuar edhe njëherë deputetët që të votojnë tre ligjet tha se nuk ka socialist që kur është puna për çështjen e integrimit të mos kërkojë t’i votojë ato dhe i vetmi qënuk pranon është Z. Rama
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com