Juristi Kreshnik Spahiu e quajti fushatën elektorale të lexueshme nga të dy forcat politike. Njëra palë që premton viza amerikane dhe tjetra që premton pasaportën e BE-së.
Ai u shpreh në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report TV, se BE nuk ka pasaportë të veçantë, sepse çdo shtet anëtar ka pasaportën e tij, por kryeministri Edi Rama po luan me strategji politike dhe elektorale në dy prizma, duke ua servirur shqiptarëve si projekt.
Madje ai e cilëson edhe një lloj manipulimi të opinionit publik.

“Fushata është shumë e lexueshme. Me dy premtime, njëra premton viza amerikane dhe tjetra pasaportat evropiane. Një fushatë për të manipuluar disi opinionin publik sepse shumica e shqiptarëve nuk ka shumë njohuri mbi detyrimet e Shqipërisë nëse do bëhet anëtare e BE-së. Karta më thelbësore është pasaporta europiane që ajo nuk ekziston sepse çdo shtet i BE ka pasaportën e tij. Edhe sot pasaporta është e vlefshme për lëvizje në Shengen. Por kryeministri po përdor dy karta me sa duket, nga njëra anë i thotë europianëve që unë jam regjimi politik që do e fusë në BE dhe ana tjetër se i thotë shqiptarëve që do i japë pasaportën europiane. Rama ka qëllim që autogolin ta kthejë në gol”, u shpreh ai.
Dhe në këtë diskurs gjeopolitik dhe elektoral, kreu i qeverisë ka përfshirë edhe drejtësinë, si meritë e PS për realizimin dhe rezultatet, edhe pse shumica e zyrtarëve të arrestuar e akuzuar janë të mazhorancës. Për Spahiun, Rama luan me pëlqyeshmërinë e qytetarëve ndaj temave të ditës, por edhe strategjinë e studiuar mirë ose të këshilluar.
“Prandaj thotë edhe që i dhanë shpatën SPAK, edhe faktin se shumë zyrtarë të PS, kryetar bashkish e ministra në burg, ai kërkon ta kthejë autogolin në gol. Ndaj shprehet se ne kemi meritë për sukseset e prokurorisë speciale. Është e studiuar mirë, ia kanë këshilluar. Duke parë se çfarë pëlqejnë njerëzit ai po përpiqet që ta ndajë pëlqyeshmërinë me atë që duan njerëzit. Por mbetet për t’u parë nëse do ketë sukses. Ka edhe një tezë tjetër, ka faktorizuar Lulzim Bashën”, shprehet juristi për Report Tv.
Juristi Kreshnik Spahiu vlerësoi partitë e reja dhe të vogla politike për garën që po bënin edhe pse e pabarabartë ndaj forcave të mëdha.
Këto të fundit kanë në dorë edhe numërimin e votave për partitë e vogla, teksa shprehu zhgënjimin me opozitën dhe veçanërisht PD-në që kishte zgjedhur modele të shëmtuara prezantimi në fushatë elektorale dhe jo si ato të vitit 2005 me “duar të pastra”
“E kam ndjekur fushatën dhe kjo është risi për partitë e reja politike. Jam i impresionuar nga partitë e reja të Dash Shehit, Endri Shabanit, Agron Shehajt apo Arlind Qori. Mua më duket si Dhjetori 1990, vështirë se do kenë mundësi më të mirë dhe aleat si SPAK këto parti të reja, ku janë arrestuar ministria, deputetë, kryebashkiakë, zyrtarë. Vetëm të bëjnë gol me portën bosh. Por më vjen keq me këta të tjerët, opozitën, PD-ja, që nuk po bën atë që ka bërë atë që bëri më 2005, me këmisha të bardha, me duar të pastra, por na kontraktuar një kompani konsulentë me LaCivita”, thotë ai.
Spahiu shprehu keqardhjen që partitë e vogla nuk do kenë komisionerë për të numëruar votat dhe këto të fundit janë në dorën e partive të mëdha. Madje e quajti një lojë politike të pandershme.
“Pavarësisht se kanë edhe fonde financiare, politikën, kapitalin, por po zhgënjejnë. Kurse partitë e vogla kanë mundësinë, janë shumë më lartë. Por është absurde dhe e pandershme që votat e partive të vogla t’i numërojnë 4 partitë e mëdha. Kur i sheh të japin një lloj ndjesie këto partitë e vogla dhe me vjen mirë”, shprehet juristi.
Në lidhje me ‘dashurinë’ e re me video-postime në rrjetet sociale Rama-Basha, Spahiu theksoi ky ishte një show komik, ku edhe kolonat zanore i kanë të shëmtuara dhe tekstet që zgjedhin nga më banalet.
“Po ta vësh re edhe kolonat zanore i kanë më të shëmtuara dhe tekstet me banalet në tregun muzikor. Basha është faktorizuar, fiton pikë me video-postimet, Rama e ngjalli nga varri Bashën, madje po ta kërkosh në google del më i klikuari, por kjo nuk përkthehet në votë. Është kthyer në një reality show komik”, përfundon Spahiu për Report Tv.
Juristi Kreshnik Spahiu tha sot në Report TV, gjatë emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo”, se dy partitë e mëdha politike, PS dhe PD, kanë hapur thesin e premtimeve dhe se nuk kanë asnjë kontratë me popullin.
Madje jo vetëm kaq, por bëjnë premtime absurde apo që janë fyerje e inteligjencës së qytetarëve.
“Unë mendoj që PD dhe PS kanë hapur thesin e premtimeve dhe nuk kanë një kontratë publike me popullin. Jemi një vend ku as 1% e popullit s’i lexon programet, sikurse është në Perëndim apo në Europë. Pra fokusohen në pika të programeve, si pagat, apo taksat psh.
Po lexoja premtimin e Berishës që thotë se do i japi zgjidhje përfundimtarë çështjes ë pronave në katër vjet. Pra i bie se do rrafshojë Kamzën dhe do ia kthejë pronarëve. Përmbajnë antagonizëm këto premtime. Këto janë fyerje e inteligjencës. Nëse ka një çështje që nuk zhbëhet është ajo e kthimit të pronave. Nëse ka një dëm ndaj kombit shqiptar është keqpërdorimi i parimit që toka i takon atij që e pushton apo uzurpon e punon. Cilat prona do kthesh kur 99% e saj e ke ndarë, kur ke vendos parimin e legalizimit para asaj të kthimit apo urbanizimit”, tha Spahiu.
Edhe për çështjen e taksave ai u shpreh se partitë nuk merren me zbutjen e tyre ndaj qytetarëve, por premtojnë pasaportë europiane. Në vend të uljes së taksave për qytetarët, qeveria vendos taksa deri tek ajo e banesës nëse e shet.
“Pse nuk dalin me parimin taksa europiane, por thonë me pasaporta europiane. E preku pak Dashamir Shehi, këta duan të taksojnë ata që punojnë. Sepse oligarku nëse do taksohet duhet të taksohet 45%, kjo është taksa europiane, ndaj edhe shokët e këtyre të pushtetit duhet ta paguajnë këtë taksë. Por këta janë gjakpirës në taksa, se këta i vendosin qytetarit taksë edhe në pronën e tij. Psh., shtëpinë ku ka qëndruar për 30 vite ai ia taton qytetarit. Në cilin vend e ke parë këtë? Vetëm taksë te banesa, por jo te prona. I thuaj 15% taksa e pronës. Ose tregu i produkteve ku ka vetëm disa markete dhe të mos lejosh të tjerat që të vijnë me 5 herë më lirë se të marketeve shqiptare. Ku të lënë këta të japësh lajm për këto dy supermarkete në Shqipëri, se s’lejohen të tjerat”, vijoi juristi.
Komente


Z.Kreshnik Spahiu,z.Spartak Ngjela dhe z.Ben Andoni jane te vetmit intelektuale qe i ndjek vazhdimisht me vemendje per nivelin e tyre intelektual dhe analizimet e tyre gjakftohta e realiste.
PërgjigjuRama ketu ka qene nuk ka cfare jep , vetem Po moren 800,000 pensionist passport evropiane ska kush ikén mé ne evrope ahahaj
Përgjigju