Ironia 'therëse'! Rezidenca luksoze e oligarkut rus në Londër mund të përdoret për të strehuar refugjatët ukrainas

Ironia 'therëse'! Rezidenca luksoze e oligarkut rus në Londër mund të përdoret për të strehuar refugjatët ukrainas

Rezidenca e Roman Abramovich me vlerë rreth 150 milionë funte, në Kensington, së shpejti mund të jetë shtëpia e refugjatëve ukrainas, e kjo falë një propozimi të qeverisë. Burimet e kabinetit kanë zbuluar se sekretari i nivelit të lartë Michael Gove ka paraqitur idenë për të strehuar viktimat e pastrehë të luftës në shtëpitë luksoze të oligarkëve rusë.

Pronari 55-vjeçar i sanksionuar i Kampionëve Evropianë nxori në shitje rezidencën e tij me 15 dhoma gjumi në Kensington Palace Gardens javën e kaluar me një çmim prej 150 milion £. Shtëpia e renditur në klasën II dikur përdorej si ambasadë ruse.

Britanisë dhe BE-së mund t'i duhet të mirëpresin 15 milionë refugjatë ukrainas nëse Vladimir Putin vazhdon fushatën e tij të përgjakshme pushtuese. Kombet e Bashkuara kanë frikë se numri i njerëzve të zhvendosur nga pushtimi gjithnjë e më brutal do të jetë tre herë më i lartë se sa pritej.


 


Lajmi kryesor:

Rusia godet bazën ushtarake në kufirin polak, 35 të vdekur! Shpresë për progres në negociatat Moskë-Kiev më 14-15 mars! Burimet amerikane: Rusia i kërkon Kinës ndihmë ushtarake


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë