Eshtrat e Heroit Kombëtar, Isa Boletinit do të varrosen në vendlindjen e tij, në fshatin Boletin të Mitrovicës.

Pas disa viteve punë, Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë ka përfunduar verifikimet për identifikimin e mbetjeve mortore të heroit, Isa Boletini. Për shkak të veprës atdhetare të tij është vendosur që eshtrat e tij të rivarrosen më 28 Nëntor të këtij viti.

Organizimi i ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit do të bëhet nën organizimin e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
 
Ministria e Kulturës në Kosovë ka marrë përsipër që në ditët në vijim të organizojë komision ndër institucional që do të merret me përgatitjet e ceremonisë së rivarrimit në festën e flamurit kombëtar shqiptar më 28 nëntor.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)