​Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se muajin e ardhshëm do të votohet për presidentin e ri të Kosovës, cili sipas tij do të jetë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi.

Sa i përket votave të LDK-së ndaj Thaçit, Mustafa është shprehur gjatë një takimi të organizuar në Pejë rreth ndryshimeve të statusit të kësaj partie,  se të gjithë duhet të respektojnë marrëveshjen.

Ndërsa lidhur me protestën e ardhshme, që është paralajmëruar nga opozita, Kyeministri ka thënë se "jemi vend demokratik dhe protestat e qeta janë e drejt e çdo kujt".

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)